Skip to main content

REMIT

Rregulla për integritetin dhe transparencën tregut të energjisë me shumicë (REMIT) përcakton kriteret që ndalojnë praktikat abuzive të cilat ndikojnë në tregjet e energjisë me shumicë, dhe parashikon po ashtu monitorimin e tregjeve të energjisë me shumicë në vend. Aprovim i kësaj rregulle dëshmon rëndësinë që Rregullatori i kushton tregut konkurrues, dhe nevojës për të siguruar integritetin e këtij tregu, bazuar në Acquit e Bashkimit Evropian, sidomos duke ditur se Rregullatori i Kosovës është i pari nga palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë që po aprovon këtë rregull.

REMIT është një rregullore e Bashkimit Evropian (BE) për integritetin dhe transparencën e tregut të energjisë (Nr. 1227/2011). Kjo rregullore ka hyrë në fuqi që nga 28 dhjetori 2011 dhe Kosova si palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë ka për obligim ta transpozojë atë siç ka për obligim që të zbatoj edhe legjislacionin tjetër për energji  të BEsë.  

REMIT siguron një kornizë të qëndrueshme rregullative në të gjithë BE-në, specifike për tregjet me shumicë të energjisë.
REMIT krijon një kornizë rregulluese shumë të rëndësishme për identifikimin dhe penalizmin e abuzimit të tregut në Kosovë dhe në pjesën tjetër të Evropës. Po ashtu ndihmon konsumatorët, industrinë dhe pjesëmarrësit e tjerë të krijojnë besim se çmimet me shumicë të energjisë janë të hapura, të drejta dhe konkurruese- themel i një tregu energjetik që funksionon në mënyrë efektive.