Skip to main content
Seanca e IX e Bordit per vitin 2020

SEANCA E IX PËR KËTË VIT, E BORDIT TË RREGULLATORIT PËR ENERGJI

Sot , me 12 nëntor 2020, Bordi i Rregullatorit për Energji,  ka mbajtur seancën e nëntë (IX) me radhë për këtë vit.  

Në këtë seancë janë miratuar kërkesat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSST) lidhur me Procedurat për Shkëmbimin dhe Aktivizimin e Rezervave për Balancim të zonave rregulluese Kosovë - Shqipëri dhe Alokim të Kapaciteteve interkonektive, si dhe  Rregullat e Ankandit për alokimin e kapaciteteve në Zyrën e Ankandit të koordinuar në Evropën Jug-lindore.

Në këtë seancë Bordi ka miratuar Licencat afatgjate për prodhim të energjisë elektrike të ndërmarrjes KELKOS ENERGY SH.P.K për HC Deçani dhe HC Belaja .

Pjesë e shqyrtimit dhe miratimit të Bordit në këtë seancë ishte edhe aneksi i marrëveshjes KEK- Termokos lidhur me çmimin e energjisë elektrike nga ko-gjenerimi.

Bordi po ashtu ka miratuar kërkesat e 8 aplikuesve për ndërtimin e gjithsej 233kW kapacitete gjeneruese për vet-konsum nga panelet solare në komunën e Prishtinës, Garaçanicës, Malishevës dhe Deçanit.   

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar Planin e Përformancës së Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021. Ky Plan i Përformancës është një faktor i rëndësishëm përcaktues për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të përcaktuara me nenin 15 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, si dhe për planifikimi e të Hyrave dhe Shpenzimeve të ZRRE-së përgatitur në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 05/L-084) dhe nenit 43 pika 3 të Ligjit Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura (Ligji Nr.06/-113)

Si zakonisht në seancat e Bordit, edhe sot, janë shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.    

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE publikohen në faqen zyrtare www.ero-ks.org .