Skip to main content
konsultim publik

Shqyrtim Publik - Raporti Rregullativ për përcaktimin e të Hyrave Maksimale të Lejuara për ngrohtoren e qytetit Termokos Sh.A.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka publikuar për diskutim publik Raportin

Rregullativ për përcaktimin e të Hyrave Maksimale të Lejuara për ngrohtoren e qytetit Termokos Sh.A për sezonin 2020/2021.

Raporti paraqet shqyrtimin e kërkesës dhe vlerësimin preliminar për të Hyrat e Lejuara për sezonin 2020/2021 të ndërmarrjes Termokos Sh.A dhe nuk paraqet vendim përfundimtar të Bordit të ZRRE.

Raporti është përgatitur bazuar në Rregullën për Vendosjen e Çmimeve të Energjisë Termike, përmes të cilës përcaktohen procedurat për dorëzimin, shqyrtimin e aplikacionit tarifor dhe aprovimin e tarifave, si dhe metodologjia për llogaritjen e të hyrave të lejuara dhe  tarifave.

 

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre për Raportin Konsultativ t’i dërgojnë deri me 5 tetor 2020 në adresën info@ero-ks.org

Raporti Rregullativ për përcaktimin e të Hyrave Maksimale të Lejuara për ngrohtoren e qytetit Termokos Sh.A për sezonin 2020/2021