Skip to main content
09.01.2025

Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe Ekipit të BERZH-it

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka pritur sot në takim ekipin e BERZH-it për të diskutuar rreth zhvillimeve kyçe në sektorin e energjisë.

Ndër temat kryesore ishte financimi nga BERZH-i i projekteve në rrjetin e transmisionit dhe korniza ligjore përkatëse për përfshirjen e këtyre projekteve gjatë përshtatjeve vjetore nga ana e ZRRE-së.

Takimi gjithashtu u përqendrua në zhvillimet e fundit në sektorin energjetik, përfshirë gjendjen e rrjeteve të transmetimit, shpërndarjes dhe gjenerimit, hapjen e tregut të energjisë, zhvillimin e projekteve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë përmes ankandeve, lansimin e tregut brenda-ditor dhe iniciativën e fundit për bashkimin e tregjeve, si dhe rolin kyç të ZRRE-së në të gjitha këto procese.

ZRRE mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë akterët relevantë që në vazhdimësi kanë ofruar mbështetjen dhe ekspertizën e tyre për zhvillimin e sektorit të energjisë. Bashkëpunime të tilla synojnë të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji për të gjithë konsumatorët dhe funksionimin e sektorit në përputhje me direktivat evropiane.