Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe ekipit të KfW-së
KfW në bashkëpunim me AfD-në dhe Qeverinë e Kosovës kanë filluar bashkëpunimin për Huanë e Bazuar në Politika (Policy Based Loan) për sektorët e klimës dhe energjisë, duke pasur si objektivë veprime të ndryshme të politikave, ndër to edhe reformat në lidhje me KEK-un.
Diskutimi u fokusua në rëndësinë e funksionimit të ZRRE-së si agjenci e pavarur e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Acquis të Komunitetit të Energjisë, zhvillimet e fundit në tregjet e energjisë elektrike me shumicë dhe pakicë në Kosovë, ecurinë e projekteve të bashkimit të tregut të energjisë elektrike, tarifat e furnizimit me energji dhe zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në ngarkesat për kapacitet, instalimin e njehsorëve të mençur (smart) dhe aspekte të ndryshme lidhur me operimin e REMIT. Poashtu, me interes të veçantë për ekipin ishin edhe aktivitetet e vazhdueshme të ZRRE-së që mund të ndikojnë në operacionet e ardhshme të KEK-ut dhe sfidat kryesore për zhvillimin e mëtejmë të tregut dhe zhvillimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të KEK-ut.
ZRRE mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me akterët ndërkombëtarë, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë të sektorit energjetik në Kosovë.
- Log in to post comments