Skip to main content
KfW takim

Takim në mes ZRRE dhe KfW

Përfaqësues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), janë takuar sot në një takim kurtuazie me përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Në takim janë diskutuar zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë, me theks të veçantë ato që ndërlidhen me zhvillimin e projekteve të mbështetura nga KfW.

Me këtë rast Kryesuesi i Bordit të ZRRE,  z. Ymer Fejzullahu, ka falënderuar përfaqësuesit e KFW për mbështetjen e vazhdueshme që i është ofruar sektorit në përgjithësi nga Qeveria Gjermane, përmes KfW, si dhe ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Bordit të ZRRE në angazhimin për një rregullim që mundëson zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të energjisë elektrike i cili përveç që do të ofrojë shërbime të mira për konsumatorët po ashtu do të mbështesë edhe një zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik  për vendin.