Skip to main content
open data

ZRRE me ndihmën e MFK përforcon transparencën dhe përfshirjen e publikut në proceset e rregullimit të sektorit

Rregullatori për Energji njofton të gjitha palët e interesuara se sot në faqen e tij elektronike www.ero-ks.org ka vënë në dispozicion të publikut në një formë të re, më lehtë të qasshme, të të dhënave të shumta që posedon për qëllim të rregullimit të sektorit të energjisë.

Shumica e këtyre të dhënave kanë qenë publike edhe deri më tani në raportet vjetore dhe dokumentet e tjera të ZRRE. Por që nga sot ato do të jenë më lehtë të përdorshme edhe për palët e tjera të cilat mund të kenë qëllim të kryejnë analiza apo studime të ndryshme në fushën e energjisë.

Realizimi i këtij projekti, i cili është mbështetur nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK), ka për qëllim rritjen e transparencës dhe përfshirjen e publikut të gjerë në proceset e rregullimit të sektorit të energjisë.    

Të gjitha palët e interesuar mund të kenë në dispozicion të dhënat e publikuara duke u qasur drejtpërdrejt përmes faqes elektronike të ZRRE në lidhjen: http://www.ero-ks.org/zrre/sq/te-dhena .