Në vazhdën e takimeve me konsumatorë, përfaqësues të Rregullatorit për Energji, sot me 19 janar 2021, në zyrat e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, (KPK) kanë mbajtur një takim informues me përfaqësues të këtij klubi dhe disa kompanive prodhuese që bëjnë pjesë në grupin e konsumatorëve që do të dalin nga çmimet e rregulluara në tregun e hapur të furnizimit me energji elektrike.