KOMUNIKATË
Seanca e dhjetë (X) e Bordit të ZRRE
Sot, më 17 tetor 2023, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e dhjetë me radhë për ketë vit.
Në këtë seancë Bordi ka marrë vendim për miratimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale dhe Strukturën Tarifore për Tarifat e Energjisë Termike të ndërmarrjes NQ Termokos për sezonin 2023/2024.
Bordi ka vendosur që tarifat e energjisë termike për këtë sezon ngrohëse të mbesin te njëjta me tarifat e vitit paraprak.
Po ashtu në këtë seancë Bordi ka miratuar aneks marrëveshjen të lidhur ndërmjet KEK dhe NQ Termokos për përcaktimin e çmimit të energjisë termike për furnizim me ngrohje.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .
- Log in to post comments