Njoftim për Konsultim Publik “Rregulla për Mekanizmin Mbështetës të Energjisë së Ripërtërishme”
Teksti përshkrues: Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik dokumentin “Rregulla për Mekanizmin Mbështetës të Energjisë së Ripërtërishme”
ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre rreth kësaj Rregulle, ti paraqesin me shkrim deri me 19 nëntor 2025 ora 16:00, në adresën elektronike info@ero‐ks.org ose në adresën postare Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, Prishtinë, 10 000 Kosovë.
Rregulla për Mekanizmin Mbështetës të Energjisë së Ripërtërishme
- Log in to post comments