Takim i radhës i Grupit Implementues për Bashkimin e Tregjeve të Energjisë Elektrike ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë
Me datë 22.10.2025 nën udhëheqjen e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji z.Fejzullahu, njëkohësisht edhe udhëheqës i Grupit Implementues të Projektit të Bashkimit të Tregut të Energjisë Elektrike në mes të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, është mbajtur takimi i radhës i Grupit Implementues për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike.
Gjatë takimit, u trajtuan çështjet kyçe që lidhen me ecurinë e bashkëpunimit teknik dhe institucional ndërmjet palëve. Anëtarët e Grupit Implementues diskutuan propozimin e fundit të Agjensionit të BE për Bashkëpunimin e Rregullatorëve (ACER) lidhur qëndrimin e tyre për Kalkulimit të Kapaciteteve Regjionale (CCR). Gjatë diskutimit anëtarët e Grupit Implementues u pajtuan që të mbështesin Operatorët e Sistemit të Transmisioneve (OST) në përpjekjet e tyre për të mbështetur përditësimin e metodologjive të Kalkulimit të Kapaciteteve Regjionale (CCR) të SEE në të gjithë kufijtë e zonave ofertuese të shteteve përkatëse.
Në takim u diskutua edhe mbi zhvillimet më të fundit në procesin e aderimit në projektin Italian Borders Working Table (IBWT), si dhe diskutua përparimi i transpozimit të paketës së legjislacionit evropian për integrimin e tregut të energjisë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fund anëtarët shprehën përkushtimin e tyre për intergrimin e tregjeve energjetike dhe ndërtimin e një tregu energjetik rajonal më efikas, e cila do t’i kontribon në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji në rajon.
- Log in to post comments