Skip to main content
13.06.2022

Njoftim!

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë,
ka vendosur në  konsultim publik  ne faqen elektronike  zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org,  dokumentin lidhur me Parimet e Përcaktimit të Tarifave për Shfrytëzimin dhe
Taksave për Kyçje në Sistemin e Shpërndarjes . ZRRE fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre përmes komenteve të dërguara me titull “Komente për Parimet e Përcaktimit të Tarifave për Shfrytëzimin dhe Taksave për Kyçje në Sistemin e Shpërndarjes” deri të martën me 28 qershor 2022 ora 16:00, në adresën elektronike info@ero‐ks.org ose në adresën postare Rr. Bekim Fehmiu  kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë. 

 

Parimet për përcaktimin e tarifave për shfrytëzim dhe taksave për kyçje në sistemin e shpërndarjes