Skip to main content

Pyetje të shpeshta

Rregullatori i Energjisë është institucion i pavarur i cili ushtron kompetencat për rregullim të sektorit të energjisë, si pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe është i ndarë në aspektin ligjor e funksional nga çdo person tjetër fizik a juridik.

Misioni i Rregullatorit është që të krijojë një treg të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë të bazuar në parimet e transparencës dhe konkurrencës së lirë, e cila shton vlerat si për konsumatorët ashtu edhe për ndërmarrjet që operojnë në sektorin e energjisë.

Rregullatori i Energjisë është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në qershor të vitit 2004

o   Rregullatori miraton metodologjitë të cilat shfrytëzohen për t’i llogaritur apo për t’i përcaktuar kushtet dhe kriteret për:

¾    lidhje në rrjetetin e energjisë, tarifat për transmetim dhe shpërndarje, si dhe metodologjitë tjera për funksionim të sektorit të energjisë;

¾    sigurim të shërbimeve të balancimit

¾     lidhje dhe qasje në infrastrukturë ndërkufitare, duke përfshirë edhe procedurat për alokim të kapaciteteve dhe për menaxhim të kongjestionit;

¾    vendosje të detyrimit të shërbimit publik në licencën e cilitdo furnizues, duke e obliguar atë furnizues që t’i furnizojë konsumatorët familjarë dhe konsumatorët e vegjël me energji elektrike të një cilësie të caktuar në kushte të rregulluara.

o   përkujdeset për funksionim transparent dhe jodiskriminues të tregjeve të energjisë, duke u bazuar në parimet e tregut të lirë, sa u përket aktiviteteve konkurruese dhe aktiviteteve të rregulluara;

o   Licencon ndërmarrjet që operojnë në sektorin e energjisë në vend

o   monitoron dhe përmirëson sigurinë e furnizimit me energji elektrike, me energji termike dhe me gaz natyror, duke përfshirë edhe sigurimin e mirëmbajtjes dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme të gjenerimit, transmetimit e të shpërndarjes, kapacitetin e deponimit dhe kapacitetin e interkoneksionit;

o   siguronë që aktivitetet e energjisë kryhen në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, janë objekt i detyrimeve të shërbimit publik, si dhe të sigurojë qasje jodiskriminuese në sistemet e transmetimit, të shpërndarjes dhe të interkoneksionit;

o   siguronë se tarifat e rregulluara për aktivitete të energjisë janë të arsyeshme dhe të vendosura në bazë të një metodologjie tarifore të përshtatshme, të thjeshtë e të lehtë, duke e përfshirë sigurimin e tarifave për sistemet e transmetimit dhe shpërndarjes, adekuate për ta mundësuar kryerjen e investimeve të domosdoshme në sisteme, në mënyrë që këto investime të garantojnë qëndrueshmëri të sistemeve;

o   monitoronë dhe parandalnë keqpërdorimin e pozitave dominuese dhe praktikave jokonkurruese nga ndërmarrje të energjisë dhe t’i marrë masat përkatëse në përputhje me këtë ligj dhe me ligjet e tjera përkatëse;

o   siguronë se konsumatorët kanë të drejtë t’i lidhin objektet e veta në sistemet energjetike dhe të pranojnë furnizim të energjisë;

o   siguronë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të licencuarve me rregulla adekuate për zgjidhje të kontesteve;

o   shqyrtonë dhe zgjedh ankesat e konsumatorëve

o   siguronë se interesat në mes konsumatorëve dhe ndërmarrjeve të energjisë balancohen në mënyrë adekuate dhe se mbrohen konsumatorët në nevojë;

o   vepronë në pajtim me vendimet relevante me efekt obligues ligjor të institucioneve të krijuara në Komunitetin e Energjisë, në rastet kur këto institucione janë të mandatuara për të marrë vendime të tilla me efekt obligues ligjor;

o   promovonë tregun e brendshëm konkurrues të energjisë, duke siguruar hapje efektive të tregut për të gjithë konsumatorët dhe furnizuesit dhe krijim të kushteve të nevojshme për funksionim efektiv e të qëndrueshëm të rrjeteve të energjisë, duke i marrë parasysh objektivat afatgjata të sektorit, që kanë të bëjnë me autoritetet rregullative të sektorit të energjisë të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë;

o   zhvillon tregje konkurruese dhe funksionale brenda Kosovës, si pjesë e Komunitetit të Energjisë;

o   mënjanon kufizimet e tregtimit të gazit natyror dhe të energjisë elektrike përgjatë kufijve kombëtarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zhvillimin e kapaciteteve përkatëse ndërkufitare të transmetimit për ta përmbushur kërkesën dhe për ta përmirësuar integrimin e tregjeve kombëtare, të cilat mund ta lehtësojnë rrjedhën e gazit natyror dhe të energjisë elektrike në tërë Komunitetin e Energjisë;

o   ndihmon në mënyrën më efikase në sigurimin e zhvillimit të sistemeve të sigurta, të besueshme, efikase dhe jodiskriminuese, të cilat janë të orientuara kah konsumatori dhe ta promovojë në mënyrë adekuate sistemin, në pajtim me objektivat e përgjithshme të politikave të energjisë, të efiçiencës së energjisë dhe të integrimit të stabilimenteve të mëdha dhe të vogla të prodhimit nga burime të ripërtëritshme të energjisë dhe prodhimi i shpërndarë edhe në rrjetin e transmetimit, edhe në atë të shpërndarjes;

o   lehtëson qasje në rrjet për kapacitetet e reja prodhuese, në veçanti duke i larguar barrierat të cilat do të mund t’ua pamundësonin qasjen në treg palëve të reja nga burimet e ripërtëritshme të energjisë;

o   siguron se operatorët e sistemit dhe shfrytëzuesit e sistemit gëzojnë masa afatgjata dhe afatshkurta stimuluese për të shtuar efikasitetin e sistemit dhe për të mundësuar integrimin e tregut;

o   siguron se konsumatorët përfitojnë nga funksionimi efikas i tregut kombëtar të tyre, nga promovimi i konkurrencës efektive dhe nga ofrimi i ndihmës për të siguruar mbrojtje të konsumatorëve;

o   ndihmon në arritjen e standardeve të larta të shërbimit publik, duke i kontribuar mbrojtjes së konsumatorëve në nevojë dhe duke i kontribuar përshtatshmërisë së të dhënave të domosdoshme për procesin e ndërrimit të furnizuesve nga konsumatorët.

o   siguron që çmimet e energjisë elektrike që i nënshtrohen rregullimit të çmimeve për qëllim të sigurimit të shërbimit universal ta reflektojnë koston. Reflektimi i kostos duhet ta mbulojë koston reale të furnizimit të energjisë elektrike, duke përfshirë koston e gjenerimit, koston margjinale afatshkurtër, duke reflektuar portofolin e plotë të gjenerimit, investimet e domosdoshme, shkallën e duhur të kthimit, koston e importeve, koston e shërbimeve të furnizimit, si dhe borxhet e këqija;

o   bënë rishikime vjetore të metodologjive dhe të nivelit të miratuar të çmimeve për konsumatorët fundorë, si dhe shqyrton nevojën e domosdoshmërisë së rregullimit të çmimit për kategori të caktuara të konsumatorëve, në bazë të objektivit të shërbimit publik të ndjekur.

o   siguron që operatorët e licencuar operojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi

o   shqyrton dhe aprovon planet zhvillimore të Operatorëve të rregulluar të Transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë

Rregullatori i Raporton në mënyrë të rregullt çdo vit por dhe kohë pas kohe sipas kërkesës, Kuvendit të Republikës së Kosovës .

Raportet e punës së Rregullatorit, që nga themelimi i tij,  mund t’i gjeni në faqen elektronike të tij https://www.ero-ks.org/w/shqip/publikimet-mainmenu-110/raportet-vjetore-mainmenu-111.

Gjithashtu Rregullatori çdo gjashtë (6) muaj publikon në faqen e tij  Buletinin me të gjitha aktet dhe vendimet e nxjerra si dhe aktivitetet e tjera të Rregullatorit gjatë asaj periudhe. 

Vendimet e Rregullatorit merren nga Bordi i tij.

Bordi i Rregullatorit përbëhet nga 5 anëtarë, njëri prej të cilëve zgjidhet Kryesues. Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe kanë mandat pesëvjeçarë me mundësi të zgjedhjes edhe të një mandate tjetër.

Bordi i Rregullatorit është përgjegjës për marrjen e të gjitha vendimeve për rregullimin ekonomik të sektorit të energjisë duke përfshirë:

o   hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore që janë të nevojshme për zbatimin e Ligjit të Rregullatorit për Energji; Ligjit për Energji; Ligjit për Energji Elektrike; Ligjit për Gas dhe ligjeve të tjera për funksionim të Rregullatorit.

o   miratimin e politikave rregullative dhe operacionale të Rregullatorit;

o   organizimin dhe mbikëqyrjen e punëve të Rregullatorit;

o   mbikëqyrjen e zbatimit të buxhetit dhe menaxhimin financiar të Rregullatorit

o   miratimin e raporteve dhe deklaratave financiare të tij;

o   organizimin e procedurave të rekrutimit dhe mbikëqyrjen e punës së personelit të punësuar nga Rregullatori;

o   miratimin e nivelit të kompensimit dhe kushtet tjera të punësimit, për të punësuarit e Rregullatorit;

o   hartimin dhe miratimin e Kodit të Etikës Profesionale për anëtarët dhe personelin e Rregullatorit;  dhe të tjera detyra që përcaktohen më Ligjin e Rregullatorit

Bordi i ZRRE  

Kryesues i Bordit:Ymer Fejzullahu,

Anëtar te Bordit: Izet  Rushiti,  Selman Hoti,  Lutfije Dervishi, dhe  Gani Buçaj 

 

 

Rregullatori financohet nga taksat e inkasuara nga proceset e licencimit dhe aktivitetet tjera administrative ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë

Organizimi i Rregullatorit të Energjisë është kompetencë e Bordit të tij aktualisht skema organizative e Rregullatorit është kjo: vendoset linku i Skemës organizative

Rregullatori është përgjegjës për hartimin e procedurave për zgjidhjen e kontesteve në sektorin e energjisë duke përfshirë:

·         Ankesat e konsumatorëve kundër të licencuarve, në lidhje me shërbimet e ofruara;

·         ankesat nga të licencuarit kundër të licencuarve të tjerë, në lidhje me performancën e aktiviteteve të licencuara; dhe

·         ankesat që kanë të bëjnë me qasjen e palëve të treta në sistemin e transmetimit, apo shpërndarjes së energjisë elektrike, energjisë termike apo gazit natyror, si dhe transmetimit, rrjedhave ndërkufitare të energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Procedurat për ankesat e konsumatorëve mundësojnë zgjidhjen e kontesteve në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë. Shfrytëzimi i rregullave për zgjidhje të kontesteve funksionon pa paragjykim të të drejtave të palëve për të ushtruar të drejtën e ankesës të cilat atyre u sigurohen nga ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Me qëllim të përcaktimit të procedurave të drejta, jodiskriminuese dhe transparente për të gjithë konsumatorët, Rregullatori ka nxjerr Rregullën për zgjidhjen e ankesave dhe kontesteve në sektorin e energjisë. Qëllimi i kësaj rregulle është që të përcaktohen kushtet dhe procedurat për parashtrimin, shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve ndaj ndërmarrjeve energjetiket në sektorin e energjisë, si dhe zgjidhjen e kontesteve ndërmjet të licencuarve.

Sipas dispozitave të kësaj Rregulle, të gjithë konsumatorët kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesa që kanë të bëjnë me shërbimet e ofruara nga furnizuesi ose operatori i sistemit. Procedura për parashtrimin e ankesave parasheh që konsumatori për qëllim të parashtrimit të ankesave apo edhe kërkesave fillimisht duhet t’ju drejtohen furnizuesve të tyre apo edhe operatorit të shpërndarjes si organi i shkallës së parë, i cili bën shqyrtimin e ankesës dhe nxjerr përgjigje brenda afatit ligjor. Konsumatori pas marrjes së përgjigjes nga operatori mund t’i drejtohet Rregullatorit për shqyrtim të mëtutjeshëm të ankesës së tij.

Secili konsumator që ka nevojë t’i drejtohet Rregullatorit lidhur me ndonjë ankesë, mund ta bëjë atë përmes adresës elektronike: ankesa.dmk@ero-ks.org ose duke parashtruar atë në mënyrë të drejtpërdrejt apo përmes postës së rregullt në adresën:

Zyra e Rregullatorit për Energji
 Rr. Dervish Rozhaja nr.12,
 10000 Prishtinë, Kosovë

Ose përmes:

Telefonit:  +383 (0) 38 247 615-116;
 +383 (0) 38 247 615-116
 email adresës:
info@ero-ks.org

Si konsumator do të keni të drejtë të zgjedhni furnizuesin tuaj të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se do të keni mundësi të vendosni se nga cili furnizues do ta merrni energjinë elektrike, si dhe të zgjedhni ofertën që ju përshtatet më së miri. 

Me fjalë të thjeshta, kjo quhet “hapje e tregut të energjisë”.

Sipas ligjit të energjisë elektrike, nga data 1 janar 2015 të gjithë konsumatorët janë konsumator të kualifikuar dhe se kanë të drejtën e zgjedhjes së furnizuesit. Aktualishtjo të gjith furnizuesit e licencuar janë duke e ushtruar rolin e tyre, përveç furnizuesit publik, por në të ardhmen por kjo pritet të ndodh shumë shpejt.

A do të më duhet të vendos tela të rinj dhe ore të re për matjen e energjisë kur ta ndërroj furnizuesin?

Energjia elektrike që ju përdorni prodhohet në impiante specifike. Për të ardhur në shtëpinë tuaj, duhet të kalojë nëpërmjet rrjetit të energjisë elektrike. Shtëpia juaj është e lidhur me rrjetin e shpërndarjes, i cili menaxhohet nga kompania e cila vepron në zonën ku jetoni. Kjo kompani është përgjegjëse për dërgimin fizik të energjisë elektrike në shtëpinë tuaj pa marrë parasysh nga kush do ta blini energjinë.

 

Si do të paguaj furnizuesin e ri?

Të gjithë konsumatorët kanë një kontratë për furnizimin me energji elektrike me një kompani e cila e ka ofruar deri më tanin këtë shërbim. Do të ndryshoni tani vetëm subjektin me të cilin do të lidhni kontratë për furnizim me energji.

Me hapjen e tregut, secilit konsumatori i jepet mundësia të kalojë nga një furnizues tek një furnizues tjetër pa paguar taksa për ndërrim të furnizuesit. Kjo do të thotë se furnizuesi juaj aktual nuk do të jetë zgjedhja juaj e vetme dhe ju nuk detyroheni që të merrni shërbime nga furnizuesi juaj aktual.

POR – Lidhja fizike me rrjetin e energjisë nuk ndryshon!

Cilat janë arsyet për ta ndërruar furnizuesin?

sepse ju jeni ai që paguan  Për kompaninë ju nuk jeni thjesht konsumator, por edhe klient. Si klient keni të drejtë qasjeje në politikën e çmimeve të furnizuesit tuaj, nivelin e shërbimit për konsumatorin, mundësit e pagesave e kështu me radhë. Në rast se nuk jeni të kënaqur me shërbimin aktual dhe/ose keni gjetur një çmim më të mirë nga një furnizues tjetër, ju mund ta përdorni të drejtën tuaj për ta ndryshuar furnizuesin.

 Si bëhet ndryshimi

Furnizuesit me energji elektrike propozojnë një shumëllojshmëri të ofertave. Ju shqyrtoni ofertat e ndryshme të furnizuesve të ndryshëm dhe zgjedhni atë që mund të sigurojë ofertën më të mirë, në kuptimin e çmimit, përformancës, e kështu me radhë.

Cilat janë përfitimet?

Kjo varet nga zgjedhja e konsumatorit. Nëse mendon të ndryshojë furnizuesin, kjo do të thotë se është i kënaqur me furnizuesin aktual ose se një tjetër furnizues paraqet një ofertë më të mirë.

Sigurisht, një prej kritereve kyçe është çmimi për njësi të energjisë. Nëse nuk gjejnë oferta më të lira në treg, mund të vazhdojnë me furnizuesin aktual. 

 

 

Ku mund të gjenden furnizuesit e ri?

Me hapjen e tregut, furnizuesit e rinj do të fillojnë të ofrojnë shërbime për konsumatorët shtëpiak dhe të promovojnë (reklamojnë) ofertat e tyre. ZRRE posedon listën e të licencuarve për furnizim me energji elektrike. Po ashtu konsumatorët mund të gjejnë furnizues të tjerë  në platformën  PCT. Është në dorën e tyre të zgjedhin ofertën më të mirë dhe të përdorin mundësitë që ju ofrohen.

 

 A mund të mos e ndryshojnë konsumatorët furnizuesin aktual edhe kur ka ofertues të rinj?

Konsumatorët nuk janë të detyruar ta ndryshojnë furnizuesin nëse nuk dëshirojnë. Përveç kësaj, furnizuesi aktual është i obliguar t’ju furnizojë me energji elektrike me çmime të cilat tashmë rregullohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Rregullatori ka përgjegjësi të mbroj të drejtat e konsumatorëve por edhe konsumatorët do të ndihmonin shumë nëse informohen për të drejtat e tyre dhe lajmërojnë Rregullatorin kur ato ju shkelen.  

Rregullatori i Energjisë në Kosovës është partner i konsumatorëve në çështjet që lidhen me tregun e energjisë. Si organ i pavarur, Rregullatori nxjerr rregulla për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe informata për konsumatorët lidhur me të drejtat e tyre, legjislacionin aktual, kontratën e re dhe procedurat e zgjidhjes së ankesave dhe kontesteve.

Konsumatorët mund të krahasojnë çmimet e energjisë elektrike dhe ofertat e furnizuesve përmes platformës Online PCT, falas dhe pa pasur nevojë të dalin nga shtëpia.

PCT është shkurtesa në gjuhën angleze e Mjetit për Krahasimin e Çmimeve. Mjeti për Krahasimin e Çmimeve  është një platformë Online e krijuar nga Rregullatori, nën mbështetjen e USAID, për të ju mundësuar konsumatorëve që të shikojnë të gjitha ofertat e tregut për energji elektrike si dhe të krahasojnë çmimet që ofrohen nga furnizuesit e licencuar të cilët operojnë në treg. 

REMIT është shkurtesa për Rregullën për integritetin dhe transparencën e tregut të energjisë me shumicë. Kjo rregull, cila do të zbatohet nga Rregullatori, përcakton kriteret që ndalojnë praktikat abuzive të cilat ndikojnë në tregjet e energjisë me shumicë, dhe parashikon po ashtu monitorimin e tregjeve të energjisë me shumicë në vend. Aprovim i kësaj rregulle dëshmon rëndësinë që Rregullatori i kushton tregut konkurrues, dhe nevojës për të siguruar integritetin e këtij tregu, bazuar në Acquit e Bashkimit Evropian.

BRE është shkurtesë për Burimet e Ripërtritëshme të Energjisë

Deklarata mbi Sigurinë e Furnizimit është një dokument që zhvillohet nga Rregullatori duke u bazuar Ligjin për Rregullatorin e Energjisë i cili e obligon Rregullatorin që çdo dy vite të përgatisë dhe publikoj raport mbi monitorimin e sigurisë së furnizimit dhe i njëjti të i dërgohet Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Kjo deklaratë duhet të përmbajë këto lëmi: diversitetin e furnizimit, sigurinë teknologjike, dhe origjinën gjeografike të karburanteve të importuara. Po ashtu deklarata trajton:

o   Balancën mes furnizimit/kërkesës në tregun kombëtar

o   Nivelin e kërkesës së pritur në të ardhmen dhe furnizimin përkatës në dispozicion

o   Kapacitetet e planifikuara për ndërtim në të ardhmen

o   Nivelin dhe cilësinë e mirëmbajtjes së rrjeteve,

o   Masat për të mbuluar kërkesën e pikut, dhe 

o   Masat për trajtimin e dështimit të një apo më shumë furnizuesve. 

Sipas nenit 42 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Rregullatori i Energjisë është përgjegjëse për monitorimin dhe ndërmarrjen e veprimeve të specifikuara në këtë ligj për promovimin dhe ngritjen e sigurisë së furnizimit në baza afatshkurtra dhe afatgjata. Prandaj Rregullatori përgatitë dhe publikon çdo dy vite, një dokument që përshkruan gjetjet nga monitorimi i çështjeve të sigurisë së furnizimit, si dhe detajet e masave të ndërmarra apo që pritet të ndërmerren për t’i adresuar çështjet që dalin nga kjo deklaratë. Deklaratat e lëshuara deri më tani përmbledhin të dhëna për vitet paraprake me theks të veçantë për dy vitet e fundit të cilat nuk janë mbuluar nga dokumenti i ngjashëm paraprak, si dhe parashikimet për vitet e ardhshme.

Rregullatorin mund ta kontaktoni në adresën: 


Zyra e Rregullatorit për Energji
Rr. Dervish Rozhaja nr.12,

10000 Prishtinë, Kosovë

Ose përmes:

Telefonit:  +383 (0) 38 247 615
faksit: +383 (0) 38 247 620
email adresës:
info@ero-ks.org

 

Për çështje të ligjore, licencim, autorizim dhe tenderim:

Tel: +383 (38) 247 615 lok. 114, 117, 118
Fax: +383 (0) 38 247 620
Email: 
legal-licensing@ero-ks.org

Për konsumatorë:

Tel: +383 (38) 247 615 lok. 116
Fax: +383 (0) 38 247 620
Email: 
ankesa.dmk@ero-ks.org

Për media dhe qasje në dokumente:

Tel: +383 (38) 247 615 lok. 123
Fax: +383 (0) 38 247 620
Email: 
Adelina.murtezaj@ero-ks.org