Skip to main content
09.08.2022

Seanca e dhjetë (X) e Bordit të ZRRE

Në seancën e dhjetë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sot në datën 29.07.2022 u shqyrtuan dhe u miratuan plotësim/ndryshimet në Rregullën për Licencimin e Aktiviteteve në Sektorin e Energjisë; Parimet për Përcaktimin e Tarifave për Shfrytëzimin dhe Taksave për Kyçje në Rrjetin e shpërndarjes; Mtadologjinë e Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes,Plani Zhvillimor 2022-2031 të NQ Termokos, si dhe janë dhënë 16 autorizime për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum me një kapacitet total prej 457.1 KW .

Në këtë seancë, pas shqyrtimit të propozimit të komisionit për Përcaktimin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, Bordi i ZRRE-së në përputhje me kërkesat ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë tre(3) vjeçare.

Sot, në ketë seancë Bordi ka shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së