Skip to main content

BRE

Me Ligjin për Energjinë Nr. 05/L-081 në fuqi është përcaktuar politika e BRE-së,  e cila ka për qëllim  promovimin e shfrytëzimit ekonomik e të qëndrueshëm të potencialeve vendore të BRE-ve, në funksion të plotësimit të nevojave për energji, rritjes së sigurisë së furnizimit dhe mbrojtjes së mjedisit e cila është pjesë përbërëse e Strategjisë së Energjisë së Republikës së Kosovës.

Për zbatimin e politikave të BRE-ve, Ministria përkatëse sipas legjislacionit në fuqi ka përcaktuar me akt të veçantë nënligjor caqet e energjisë nga BRE në harmoni me kërkesat e direktivës përkatëse të Bashkimit Europian për BRE.

Me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë Nr. 05/L-084  është përcaktuar se ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese (BRE), sistemeve të reja për bartjen dhe shpërndarjen e gazit natyror, përfshirë interkonektorët, si dhe linjat direkte elektrike dhe gazsjellësit direkt për bartjen e gazit natyror do të bëhet në pajtim me procedurat e autorizimit sipas këtij ligji, e cila do të ndërmerret nga Zyra e Rregullatorit për Energji, në përputhje me kritere objektive, transparente dhe jo-diskriminuese.

Për të përmbushur obligimet ligjore për të arritur cakun e detyrueshëm për BRE deri në vitin 2020, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ nr. 01/2013 dhe nr. 05/2017 me të cilin ka përcaktuar caqet vjetore dhe afatgjate të Energjisë nga BRE.

Udhëzimi Administrativ ka përcaktuar se, caku i detyrueshëm  nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë deri në 2020, është 25 % të konsumit përfundimtar bruto të energjisë siç është përcaktuar në nenin 4 të Vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë Nr. D/2012/04/MC –EnC.

Vlen të theksohet se Kosova është palë nënshkruese e Traktatit e për Themelimin e Komuniteti të Energjisë e cila është nënshkruar me datë 25 tetor 2005, e ratifikuar dhe ka hyr në fuqi me 01 korrik 2006 dhe ka filluar të implementohet  me 1 korrik 2007. Në bazë të kësaj Kosova ka marrë obligime ligjore për të përmbushur të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me sektorin e energjisë ku është paraparë edhe obligimi i detyrueshëm për  arritjen e caqeve të BRE-ve deri në 2020.

Shtojca I e këtij Udhëzimi Adminsitrativ 05/2017 ka përcaktuar kapacitetet e Energjisë Elektrike nga BRE (MW), Ku Niveli i caqeve të përcaktuara për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe të pranuara në Skemën Mbështetëse është si në tabelën në vijim:

caqet

Në mënyrë që të arrihen caqet për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE, të përcaktuar me Udhëzimin e cekur më lartë, dhe në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me Legjislacionin për energjinë në fuqi, gjatë vitit 2019,  ZRRE ka pranuar dhe shqyrtuar aplikacionet për marrje të autorizimit në pajtim me Rregullën për Procedurën e Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese bazuar në BRE dhe Rregullën për Skemën Mbështetëse nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë.  

Bordi i ZRRE-së, për të mbështetur nxitjen e investimeve në Energjinë e Ripërtritshme, ka nxjerrë Vendimin V-810-2016  ku ka përcaktuar tarifat nxitëse (“feed-in”) për prodhimin e energjisë elektrike të prodhuar nga BRE.  ku: energjia elektrike e prodhuar nga uji (hidrocentralet <10MW) ka çmimin 67.47€/MWh, energjia elektrike e prodhuar nga era ka çmimin 85.0€/MWh, energjia elektrike e prodhuar nga biomasa solide ka çmimin 71.3€/MWh dhe energjia elektrike e prodhuar nga panelet solare/fotovoltaike për caqet deri në 10 MW sipas udhëzimit të kaluar ka qenë  prej 136.4€/MWh .

Poashtu për të arritur caqet e BRE-ve, ZRRE ka garantuar edhe jetëgjatësinë e Marrëveshjes për Blerje të Energjisë e cila lidhet mes investitorit dhe KOSTT/OT,  ku për energjisë elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike dhe energjinë e prodhuar nga Turbinat e Erës  do të kenë kohëzgjatjen  dymbëdhjetë (12) vjeçare, ndërsa për burimet tjera (hidroenergjia dhe biomasa solide) do të kenë kohëzgjatje dhjet (10) vjeçare, me çmime (tarifa nxitëse) të aplikueshme dhe të pranuara në skemën mbështetëse. Ndërsa për gjeneratorët për vetë-konsum ka garantuar kontratën(MBE) prej dymbëdhjetë (12) vitesh, e cila lidhet me furnizuesin e konsumatorit prodhues.