Skip to main content
05.02.2026

Bordi i ZRRE-së mban takim me Misionin e FMN-së

Prishtinë, 4 shkurt 2026 - Bordi i ZRRE-së ka mbajtur takim me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) gjatë vizitës së këtij Misioni në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet kryesore në sektorin e energjisë elektrike, me fokus në procesin e liberalizimit të tregut, projektet energjetike dhe proceset rregullatore tarifore.

ZRRE prezantoi progresin e fazave të liberalizimit të tregut, duke theksuar se, pavarësisht sfidave dhe shtyrjeve, faza e parë po zbatohet me sukses dhe se procesi do të vazhdojë në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme, në përputhje me kornizën ligjore dhe parimet e tregut të hapur. Po ashtu, u diskutua për zhvillimin e projekteve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe për investimet në rrjetin e transmisionit dhe shpërndarjes, me qëllim të integrimit të sigurt të këtyre kapaciteteve në sistemin elektroenergjetik. Në kuadër të shqyrtimeve tarifore, u trajtua ndikimi i kostove operative, vjetërsisë së rrjetit, humbjeve teknike dhe rënieve të blloqeve gjeneruese në tarifat e energjisë elektrike.

 

ZRRE ritheksoi rolin e saj si institucion i pavarur rregullator në garantimin e stabilitetit rregullator dhe sigurisë ligjore, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve, si dhe përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.