Skip to main content
10.04.2022

Dokumenti per Konsultim Publik - Draft-Rregulla Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, ka vendosur në  konsultim publik  ne faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.

Draft/Rregulla për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapacitete të Reja Gjeneruese, Sistemeve të Reja të Transmisionit dhe Distribucionit të Gazit, përfshirë Interkonektorët, Tubacionet Direkte për Energji Termike dhe Linjat Direkte të Energjisë Elektrike dhe Tubacionet Direkte të Transmisionit të Gazit Natyrorë.

ZRRE fton të gjitha palët që të japin kontributin e tyre përmes komenteve të dërguara me titull “Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë” deri të enjten me 19 tetor 2022 ora 16:00, në adresën elektronike info@ero‐ks.org ose në adresën postare Rr. Bekim Fehmiu  kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë.   

 

Dokumenti per Konsultim Publik - Draft-Rregulla Procedura e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë