Skip to main content
07.05.2026

KOMUNIKATË 

Seanca V e Bordit të ZRRE-së në 2026

 

Më 07.05.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka mbajtur seancën e pestë në vitin 2026. Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar tarifat për shfrytëzim të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT-KOSTT), tarifat për shfrytëzim të Rrjetit të Shpërndarjes (OSSH-KEDS) dhe tarifat me pakicë për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU-KESCO). Pas një procesi të detajuar të shqyrtimit tarifor, struktura e tarifave me pakicë për konsumatorët e rregulluar tarifor mbetet e pandryshuar, pra nuk ka rritje të tarifave për vitin relevant tarifor 2026.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org