Skip to main content
18.05.2026

KOMUNIKATË 

Seanca VI e Bordit të ZRRE-së në 2026

 

Më 18.05.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e gjashtë (VI) për vitin 2026. Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar Planin Zhvillimor Pesë-vjeçar dhe Planin Zhvillimor Dhjetë-vjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Bordi poashtu ka shqyrtuar edhe komentet e NH Ibër Lepenc Sh.A rreth njoftimit për mospajtueshmëritë e konstatuara. 

Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe aprovuar njëzet e një (21) kërkesa për marrje të autorizimit për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 400 kWh.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe çështje të tjera të lidhura me funksionim e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen zyrtare elektronike www.ero-ks.org