Skip to main content
10.07.2026

KOMUNIKATË

Seanca VIII e Bordit të ZRRE-së në 2026

Më 10.07.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tetë (VIII) në vitin 2026.

Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar Planin Investiv të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Planin e Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes për Menaxhimin dhe Reduktimin e Humbjeve.

Sa i përket gjenerimit të energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, janë shqyrtuar dhe aprovuar kërkesat si në vijim: shtyrja e autorizimit të “Solar Gate” sh.p.k, lëshimi i autorizimeve për subjektet juridike “Medrupalast” sh.p.k, “Pin Group Arch” sh.p.k dhe “Elektrosystem” sh.p.k. me rreth 2.57 MW.

Janë lëshuar edhe tridhjetë e nëntë (39) autorizime për vetë-konsum për persona fizik dhe trembëdhjetë (13) autorizime për subjekte juridike, me kapacitet total të instaluar prej 805.5 kW. Me kërkesat e aprovuara në këtë seancë, numri i përgjithshëm i autorizimeve të lëshuara për vetë-konsum arrin një kapacitet të instaluar prej rreth 40 MW. Ky zhvillim paraqet një hap të rëndësishëm drejt realizimit të objektivave të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (ME) Nr. 02/2023 për Cakun e Energjisë Elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, i cili parasheh rritjen graduale të kapaciteteve nga burimet e ripërtëritshme.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org