Skip to main content
05.09.2022

KOMUNIKATË

Seanca e njëmbëdhjetë (XI) e Bordit të ZRRE

Në seancën e njëmbëdhjetë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sot në datën 05.09.2022 u shqyrtuan dhe u miratuan nga Bordi i ZRRE-së 17 kërkesa për dhënien e  autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum me një kapacitet të instaluar prej 678 kW.

Sot, në ketë seancë Bordi  ka shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së  www.ero-ks.org .