Skip to main content
04.12.2025

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), njëherësh edhe President i Bordit Rregullativ të Komunitetit të Energjisë (ECRB), z. Ymer Fejzullahu, ka kryesuar takimin e 63-të të Bordit Rregullativ të Komunitetit të Energjisë, i cili u mbajt më 2 dhjetor 2025 në Athinë.

Takimi i Bordit Rregullativ të Komunitetit të Energjisë përfshiu çështjet kyçe rregullatore dhe zhvillimet më të fundit në sektorin e energjisë brenda Komunitetit të Energjisë. Diskutimet nisën me prezantimin e zhvillimeve të fundit nga ACER, vijuan me përditësimet e autoriteteve rregullatore të vendeve kontraktuese, si dhe me raportimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë mbi zhvillimet rajonale.

Një pjesë e rëndësishme e agjendës iu kushtua edhe zhvillimit të mekanizmave rajonalë për menaxhimin e kapaciteteve të transmetimit, të cilët janë thelbësorë për garantimin e sigurisë së furnizimit dhe rritjen e efikasitetit të tregut rajonal të energjisë elektrike.

Në kuadër të takimit u mbajtën gjithashtu diskutime brenda grupeve punuese të ECRB-së, përfshirë atë për Konsumatorët dhe Tregjet me Pakicë, për Energjinë Elektrike, për Gazin si dhe për zbatimin e rregullores REMIT. Të gjitha grupet punuese në kuadër të ECRB-së prezantuan të arriturat gjatë këtij në ndërtimin e një tregu funksional dhe të qendrueshëm, por edhe sfidat e tyre gjatë këtij viti.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE prezantoj para të pranishmëve edhe Programin e Punës së ECRB për vitin 2026, dhe në fund u miratua njëzëri nga gjithë anëtarët e ECRB.

Në fund Kryesuesi i Bordit të ZRRE z. Fejzullahu falenderoj të gjithë anëtarët në kuadër të ECRB për punën dhe sukseset e arritura gjatë vitit 2025, dhe potencoj rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet palëve kontraktuese edhe gjatë vitit 2026 me qëllim të krijimit të një tregu energjetik transparent, konkurrues dhe të integruar.