Skip to main content
05.06.2025

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Z. Ymer Fejzullahu kryeson mbledhjen e 61-të të Bordit të Komunitetit të Energjisë

Dje, në Athinë, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), z. Ymer Fejzullahu, ka kryesuar mbledhjen e 61-të të Bordit të Komunitetit të Energjisë. Takimi, i cili u mbajt në kryeqytetin grek, mblodhi së bashku kryesuesit e bordeve rregullatore nga vendet anëtare, të cilët prezantuan të arriturat për gjysmën e parë të vitit 2025.  Gjatë diskutimeve është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të përvojave për të përmbushur objektivat e përbashkëta drejt një tregu  të qëndrueshëm, të integruar dhe të sigurt. Në takim u diskutua edhe bashkimi i tregjeve mes shteteve dhe  kërkesa për harmonizimi i legjislacionit dhe rregullave qe e mundësojnë bashkimin e tregjeve te energjise elektrike.

Pjesë e rendit të ditës kanë qenë edhe përgatitjet për mbledhjen e ardhshme të Bordit të Komunitetit të Energjisë, ku u diskutuan temat prioritare që pritet të adresohen, përfshirë përparimin drejt tranzicionit të gjelbër, forcimin e kuadrit rregullator dhe integrimin e mëtejshëm të tregjeve të energjisë në rajon.

Kryesimi i kësaj mbledhjeje nga z. Fejzullahu përfaqëson një konfirmim të rolit aktiv të Zyrës së Rregullatorit për Energji të Kosovës në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe përkushtimit ndaj zbatimit të standardeve evropiane në sektorin e energjisë.