NJOFTIM PUBLIK
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton publikun dhe palët e interesit se ka publikuar për konsultim publik Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme (BEBR) në Kosovë.
Qëllimi i kësaj rregulle është krijimi i kornizës rregullative për themelimin, organizimin dhe funksionimin e Bashkësive të Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
ZRRE fton të gjitha palët e interesit që të paraqesin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre. Të gjitha komentet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën e email-it info@ero-ks.org, jo më vonë se deri më 7 korrik 2026.
Draft_Rregulla për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme (BEBR) në Kosovë
- Log in to post comments