Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim VBS SH.P.K
Shoqëria „VBS“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811159963 me adresë: Rr. „Lagjja Marigona Rezidence“ pn, Komuna e Graçanicës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 15.06.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 8 MW ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës.
Shoqëria „VBS“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 8 MW Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.4099-2/23 dt. 20.12.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Pëlqimin nr. 07/351/02-13141 dt. 30.06.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës.
- Vendimi për Leje ndërtimore nr. 07/351/02-1967 dt. 29.02.2024 “Ndërtimi i Parkut të Energjisë diellore me kapacitet prej 8 MW ngastra kadastrale :839-1 ZK Kodra e Hutit” të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës.
- Plotësim Vendimi nr. 07/351/02-24807 dt. 06.02.2026 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 4591 dt. 01.04.2026 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: leke.sahatciu@ecopark.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments