Skip to main content
08.05.2026

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim_AKG SOLAR KERRNINE 1 LLC

Shoqëria „AKG SOLAR KËRRNINË 1“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 812020022 me adresë: Rr. „Xhevdet Doda, nr. 1, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 27.04.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 40 MW ZK Kërrninë, Komuna e Istogut, Republika e Kosovës.

 

Shoqëria „AKG SOLAR KËRRNINË 1“ L.L.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 40 MW ZK Kërrninë, Komuna e Istogut, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Vendimin nr. 7670-3/23 i dt. 19.03.2026 për korrigjimin e Vendimit të Pëlqimit Mjedisor Nr.23/7670-3/ZSP-24 dt. 12.01.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Plotësim –Ekstrakt nga HZK Komuna e Istogut 2024-2032 nr. 11-016-3291/108 dt. 04.06.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Nr.24-2/26 të dt. 26.01.2026 Nr. i vrojtimit të lejes: K.III-1/2026 për projektin e parkut Solar Kërrninë 1, 40 MW, Zona Kadastrale Kërrninë, komuna e Istogut, e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Marrëveshja e Kyçjes në Rrjetin e Transmetimit të Kosovës  Nr. 3830 dt. 13.12.2024 për stacionin Gjenerues Energjetik me Diell(SGJED) “Kërrninë 1” e lëshuar nga KOSTT SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Marrëveshjen për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

 

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: arten.bajrushi@akgsolar.com, dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

 

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.