Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim_AKG SOLAR VERIQ LLC
Shoqëria „AKG SOLAR VERIQ“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 812020056 me adresë: Rr. „Xhevdet Doda, nr. 1, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 04.05.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 40 MW ZK Veriq dhe Tuçep, Komuna e Istogut, Republika e Kosovës.
Shoqëria „AKG SOLAR VERIQ“ L.L.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 40 MW ZK Veriq dhe Tuçep, Komuna e Istogut, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Vendimin nr. 7668-2/23 i dt. 05.02.2026 për korrigjimin e Vendimit të Pëlqimit Mjedisor Nr. 22/6419/1-ZSP/23 dt. 25.01.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Plotësim –Ekstrakt nga HZK Komuna e Istogut 2024-2032 nr. 11-016-3290/112 dt. 04.06.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
- Vendimin për Leje Ndërtimore Nr.22-2/26 të dt. 26.01.2026 Nr. i vrojtimit të lejes: K-III.4/2026 për projektin e parkut Solar Veriq, 40 MW, Zona Kadastrale Veriq dhe Tuçep, komuna e Istogut, e lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Marrëveshja e Kyçjes në Rrjetin e Transmetimit të Kosovës Nr. 3832 dt. 13.12.2024 për stacionin Gjenerues Energjetik me Diell(SGJED) “VERIQ” e lëshuar nga KOSTT SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Marrëveshjen për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: arten.bajrushi@akgsolar.com, dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments