Skip to main content
14.05.2026

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim_SOLAXY LLC

Shoqëria „SOLAXY“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 812112811 me adresë: Rr. „Venet Bajrami“ pn, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 20.04.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 9 MW ZK Lladroc, Komuna e Malishevës, Republika e Kosovës.

 

Shoqëria „L&D ENERGY SOLUTION“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 9 MW ZK Lladroc, Komuna e Malishevës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.5410-2/24 dt. 10.12.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Vendim për caktimin e kushteve ndërtimore Nr. 05/111 dt. 13.06.2025 e Lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Malishevës.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Nr.05/303 dt. 12.09.2025 dhe Numri i Vrojtimit të lejes: 05/303 për “Ndërtimi i parkut të energjisë diellore me kapacitet 9.0 MW, ngastra katastrale 1959-16 dhe 1961-71 ZK Lladroc, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm e Komunës së Malishevës.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 4595 dt. 01.04.2026 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

 

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: Hashim.Thaqi@lirimi.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

 

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.