Skip to main content
17.03.2026

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se ka pranuar nga KOSTT kërkesën për shqyrtimin dhe miratimin e Rregullave të Tregut.

Në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e aplikueshme, ZRRE ka vendosur që drafti i Rregullave të Tregut të vendoset në konsultim publik për një periudhë prej dy (2) javësh.

ZRRE fton të gjitha palët e interesit që të paraqesin komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre me shkrim.

Komentet duhet të dorëzohen më së voni deri më 31 mars 2026, ora 16:00, në adresën elektronike: info@ero-ks.org.

Të gjitha komentet e pranuara brenda afatit të përcaktuar do të shqyrtohen me kujdes përpara marrjes së vendimit përfundimtar nga ZRRE.

 

Rregullat e Tregut