Skip to main content
05.05.2026

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim L&D ENERGY SOLUTION SH.P.K.

Shoqëria „L&D ENERGY SOLUTION“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 812109454 me adresë: Rr. „Mazllam Kastrati, Tranziti i Vjetër“ pn, Komuna e Prizrenit, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 14.04.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Petrovë, Komuna e Prizrenit, Republika e Kosovës.

Shoqëria „L&D ENERGY SOLUTION“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Petrovë, Komuna e Prizrenit, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.4363-2/25 dt. 18.08.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Njoftimin Nr. 04-353/01-21408 të dt. 07.03.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Aktvendimin nr. 04-353/01-135622 të dt. 10.10.2025 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor e Komunës së Prizrenit.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Nr.04-353/01-22408 dt. 19.03.2026, për “Vendosjen e paneleve solare fotovoltaike me kapacitet të instaluar prej 1 MW, ngastra katastrale 00142-1 ZK Petrovë, gjegjësisht në objektin me nr. 24-0 ZK Petrovë, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor e Komunës së Prizrenit.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 4131 dt. 24.03.2026 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

 

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: luan@ild-prizren.com , erzen.krasniqi@solar2.eu dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

 

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.