KOMUNIKATË
Seanca IV e Bordit të ZRRE-së në 2026
Më 05.05.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e katërt për vitin 2026. Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin relevant tarifor 2026 për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (OST/KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndajres (OSSH/KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU/KESCO).
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org.
- Log in to post comments