NJOFTIM PUBLIK
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se ka vendosur në konsultim publik:
- Planin njëvjeçar investiv të KEDS-it për vitin 2026; dhe
- Planin për Menaxhimin dhe Reduktimin e Humbjeve per vitin 2026.
Të gjitha palët e interesuara ftohen që komentet, sugjerimet ose vërejtjet e tyre t’i dorëzojnë me shkrim deri më datë 28 maj 2026, ora 16:00, në adresën elektronike: info@ero-ks.org.
Komentet e dorëzuara pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.
Dokumentet e plota të vendosura në konsultim publik janë të disponueshme për shkarkim në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org.
- Log in to post comments