KOMUNIKATË
Seanca VII e Bordit të ZRRE-së në 2026
Më 29.05.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e shtatë (VII) në vitin 2026. Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar dokumentet si në vijim: Bilanci Vjetor 2026 i Energjisë Termike për NQ Termokos sh.a, Bilanci Vjetor 2026 i Energjisë Termike për NQ Gjakova sh.a, Bilanci afatgjatë 2026-2036 i Energjisë Termike për NQ Termokos sh.a dhe Bilanci afatgjatë 2026-2036 i Energjisë Termike për NQ Gjakova sh.a.
Sa i përket gjenerimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionet për lëshimin e autorizimeve për subjektet juridike: L&D Energy Solution sh.p.k, Solaxy sh.p.k, Sunnex Energy sh.p.k, AKG Solar Kërrnine 1 sh.p.k, AKG Solar Kërrnine 2 sh.p.k, AKG Solar Veriq sh.p.k, AKG Solar Tuqep sh.p.k, Eco Park Group sh.p.k. Kapaciteti total i këtyre projekteve nga BRE-të është rreth 285 MW.
Janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat për lëshim të autorizimeve për vetë-konsum për katër (4) subjekte juridike dhe njëmbëdhjetë (11) persona fizik me kapacitet total të instaluar prej 134kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen zyrtare elektronike www.ero-ks.org.
- Log in to post comments