Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim PIN Group Arch SH.P.K
Shoqëria „Pin Group Arch“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811863259 me adresë: Rr. „Arbëri“ nr.34 , Komuna e Klinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 12.05.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Zllakuqan, Komuna e Klinës, Republika e Kosovës.
Shoqëria „Pin Group Arch“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Zllakuqan, Komuna e Klinës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.2493-2/24 dt. 15.08.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Korrigjimi i Vendimit Nr. 2493-2/24 dt. 28.05.2026 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
- Vendim për Caktimin e Kushteve Teknike Ndërtimore nr. 06-350-652/26 dt. 12.02.2026 të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Klinës.
- Vendimi për Leje Ndërtimore Nr. 06-351-8283/26 dt. 23.04.2026 për “Parku i Energjisë Solare Fotovoltaik- me kapacitet 1 MW, ngastra katastrale 00082-87, dhe 00159-6 ZK Zllakuqan, të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Klinës.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 9045 dt. 18.07.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: drilonelezaj1@gmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments