Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim SOLARISS LLC
Shoqëria „Solariss“ L.L.C., me numër Unik Identifikues 812014512 me adresë: Rr. „Sejdi Kryeziu nr. 29, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 19.06.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 99 MW ZK Kosuriq, Komuna e Pejës, Republika e Kosovës.
Shoqëria „Solariss“ L.L.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 99 MW Kosuriq, Komuna e Pejës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.2081/23 dt. 25.09.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Vendimi 1978/26 i datës 18.06.2026 për Korigjimin e Vendimit për Pëlqimin Mjedisor Nr.2081/23 dt. 25.09.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Njoftimi nr. 08/380/64402 i datës 12.08.2026 i lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës.
- Vendimi për Leje ndërtimore nr. 8578/24 - numri i vrojtimit të lejes K.III-10/2025 i datës 24.11.2025 “Parku Solar Kosuriq me kapacitet prej 99 MW ZK Kosuriq” të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Marrëveshja e Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit të Kosovës, nr. 3834 dt. 13.12.2024 e lëshuar nga KOSTT SH.A.,
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: lorik.haxhiu@newgreenenergy.ch dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments