Skip to main content
20.07.2027

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim ARIANI COMPANY SH.P.K.

Shoqëria „ARIANI COMPANY“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811106972 me adresë: Rr. „Dëshmorët e Kombit“, Komuna e Vushtrrisë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 02.07.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 1.2 MW ZK Vërrnicë, Komuna e Vushtrrisë, Republika e Kosovës.

Shoqëria „ARIANI COMPANY“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 1.2 MW ZK Vërrnicë, Komuna e Vushtrrisë, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.5856-2/25 dt. 05.12.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Vendim për Caktimin e Kushteve Ndërtimore nr. 08 Nr. 31/26 dt. 04.02.2026 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vushtrrisë.
  • Vendimi për Leje Ndërtimore, numri i vrojtimit i lejes: 80/26 dt. 24.03.2026 për “Vendosjen e Paneleve Solare Fotovoltaik-Gjenerator Fotovoltaik me kapacitet 1.2 MW, ngastra katastrale 2177K-0 ZK Vërrnicë, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vushtrrisë.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 5718 dt. 22.04.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: arben.lubishtani@elen-ks.com fisnik.rudari@elen-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.