Skip to main content
31.07.2026

KOMUNIKATË

Seanca IX e Bordit të ZRRE-së në 2026

Më 31 korrik 2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mbajti seancën e nëntë për vitin 2026.

Në kuadër të kësaj seance, Bordi shqyrtoi dhe miratoi Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme (BEBR), me ç’rast është avancuar korniza rregullative për BRE-të.

Bordi ka shqyrtuar dhe licencuar kompaninë "EV Wind Park Zatric 1" dhe "EV Wind Park Zatric 2" për prodhimin e energjisë elektrike nga era. Me licencimin e kësaj kompanie, sistemit tonë elektro-energjetik i janë shtuar edhe 70 MW shtesë me ç’rast është rritur siguria e furnizimit me energji elektrike.  

Bordi shqyrtoi edhe Raportin e ZRRE-së për procedurën e dhënies në shfrytëzim të HC "Lumbardhi I", dhe konstatoi se nuk janë përmbushur detyrimet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Për rrjedhojë, aplikacioni për licencim të HC “Lumbardhi 1” nuk është i kompletuar. 

Gjithashtu, Bordi shqyrtoi kërkesën e "Solar Energy Group Europe" (SEGE) sh.p.k. për modifikimin e autorizimit dhe integrimin e sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS - Battery Energy Storage Systems), dhe vlerësoi se kërkesa është e pranueshme dhe aplikuesit duhet t'i jepet mundësia për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e kësaj veprimtarie, në perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.

Janë aprovuar edhe nëntëmbëdhjetë (19) kërkesa për pajisje me autorizim për vetë-konsum, me kapacitet të instaluar prej 388.2 kW.

Në këtë seancë u shqyrtuan edhe çështje të tjera që lidhen me funksonimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e miratuara nga Bordi do të publikohen në faqen zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.