SQARIM PUBLIK
Në lidhje me njoftimin e publikuar nga KESCO në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, është e nevojshme të jepet një sqarim për publikun lidhur me procesin e daljes së konsumatorëve komercialë në tregun e hapur.
Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është një proces i nisur vite më parë, në përputhje me Ligji për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore në fuqi. Faza që hyn në zbatim nga 1 prilli 2026 përbën vazhdimësi të drejtpërdrejtë të këtij procesi. Nga 1 prilli 2026, dalja nga shërbimi universal zbatohet për ata konsumatorë komercialë të cilët nuk i kanë përmbushur kushtet për furnizim në tregun e hapur gjatë vitit të kaluar dhe që, sipas legjislacionit në fuqi, nuk kualifikohen më për të mbetur në shërbimin universal. Konsumatorët që tashmë janë të furnizuar në tregun e hapur do të vazhdojnë të mbeten në treg, pa asnjë ndryshim në statusin e tyre.
Dalja e konsumatorëve komercialë nga shërbimi universal bazohet në kriteret e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Nuk ka kritere të reja dhe nuk ka ndryshim të kushteve ekzistuese; bëhet fjalë për zbatim të mëtejshëm dhe konsekuent të dispozitave që kanë qenë tashmë të parashikuara.
Qëllimi i liberalizimit është funksionalizimi i një tregu konkurrues të energjisë, ku subjektet që i plotësojnë kriteret ligjore furnizohen në treg të hapur, ndërsa shërbimi universal mbetet i orientuar drejt kategorive që mbrohen me tarifa të rregulluara.
Ky proces është i planifikuar, i strukturuar dhe po zbatohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
- Log in to post comments