Calendar

  CP by PSD TO HTML

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka vënë në diskutim Publik Draft Rregullën për Certifikimin e Operatorëve të Sistemeve të Transmisionit (OST)

Qëllimi i kësaj rregulle është që të vendoset një procedurë transparente dhe besueshme e certifikimit, përmes të cilit ZRRE-ja konfirmon që ka ndarje të mjaftueshme të kontrollit mbi OST-në në njërën anë, dhe mbi prodhimin dhe/apo furnizimin në anën tjetër. Po ashtu procesi i certifikimit siguron që operatori i sistemit të transmisionit (“OST”) operon në përputhje të plotë me kriteret e shthurjes ashtu siç përcaktohet me kapitujt IV dhe V të Direktivës 2009/72/EC[1] dhe kapitujt III dhe IV të Direktivës 2009/73/EC, të transpozuara në legjislacionin e Kosovës nëpërmjet nenit 11 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe nenin 15 të Ligjit për Gazin Natyror.

Certifikimi i OST-ve kërkohet me qëllim të sigurimit që OST do të realizojë funksionet e tij në mënyrë të pavarur nga çfarëdo biznesi tjetër në sektorin e energjisë dhe rrjedhimisht të sigurohet që një OST e tillë të ofrojë qasje të lirë dhe jodiskriminuese në rrjetin e transmisionit. Duke e lëshuar këtë rregullë, ZRRE-ja do të përmbush obligimet e dalura nga Ligji për Energjinë Elektrike, Ligji për Rregullatorin e Energjisë dhe Ligji për Gazin Natyror.

Kjo rregull nxirret në pajtim me nenin 39 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë i cili e obligon ZRRE-në që të hartojë dhe miratojë rregullat, kriteret dhe procedurat për certifikimin e një ndërmarrjeje të energjisë që përmbush kriteret e shthurjes së një OST-je.

Të gjitha palët e interesuara komentet e tyre për draft Rregullën mund t’i dërgojnë deri me 11 prill 2017, në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me titull: “Komente për Draft Rregullën për Certifikimin e OST.

Draft - Rregulla për Certifikimin e Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (OST)

Njoftim

 

RocketTheme Joomla Templates