Calendar

  CP by PSD TO HTML

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aktualisht është duke kryer përshtatjen e rregullt dhe procesin e azhurnimit vjetor të të Hyrave të Lejuara Maksimale (MAR) që do të mbulohen nga Kompanitë e Rregulluara të sektorit të energjisë elektrike në vend. Si pjesë e këtij procesi, ZRRE pas dorëzimit të propozimeve nga Kompanitë e Rregulluara, ka kryer analizat dhe vlerësimet preliminare dhe ka vendosur në diskutim publik Raportet Konsultative të Llogaritjes së të Hyrave të Lejuara Maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT, KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH, KEDS) .

Në korrik të vitit 2016, Parlamenti i Republikës së Kosovës, ka miratuar Ligjet e reja për sektorin e energjisë, të cilat kanë sjellë ndryshime esenciale në rregullimin e sektorit.  Ky është viti i parë që ZRRE ndërmerr një Shqyrtim Tarifor me ligjet e reja në fuqi për sektorin e energjisë në Kosovë dhe rrethanat e reja të krijuara me ndryshimet ligjore do të jenë mjaft sfiduese për ZRRE-në dhe të gjithë akterët. Prandaj ZRRE fton kompanitë e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët tjera që të japin kontributin e tyre në këtë proces, duke shqyrtuar dhe komentuar të dhënat dhe pikëpamjet e paraqitura në këto Raporte Konsulatative, në mënyrë që vlerësimet të jetë sa më të sakta për të Hyrat e Lejuara Maksimale për Operatorët e Rregulluar.

ZRRE fton të gjitha palët, që komentet e tyre t’i dërgojnë me shkrim në postën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. jo më vonë se 14 mars 2017. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen me postë në:

Zyra e Rregullatorit për Energji

Departamenti për Tarifa dhe çmime

Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12, Prishtinë, 10000, Kosovë

Këto Raporte janë vlerësime preliminare dhe nuk paraqesin vendim të ZRRE. Bazuar në MAR-et e lejuar nga ZRRE, kompanitë e rregulluara do të propozojnë tarifat e tyre për vitin rregullativ 1 prill 2017 – 31 mars 2018.

Raporti Konsultativ KOSTT

Raporti Konsultativ OSSH

 

RocketTheme Joomla Templates