Bordi Rregullativ i Komunitetit të Energjisë (Energy Community Regulatory Board – ECRB) rikujton se autoritetet në Kosovë duhet të sigurojnë që Rregullatori i Energjisë të ushtroj detyrën në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë presion apo ndikim politik. Pavarësia e Rregullatorit të Energjisë është kërkesë ligjore, në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.