Skip to main content
  • 09.10.2026
    KOMUNIKATË 

    Seanca X e Bordit të ZRRE-së në 2026

    Më 09.10.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e dhjetë për vitin 2026.

    Në hapje të seancës, Kryesuesi i ri i Bordit, z. Driton Gojani, falënderoi anëtarët e mëhershëm të Bordit, anëtarët aktual, stafin e ZRRE-së dhe përfaqësuesit e mediave për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim të mëtejmë në përmbushjen e mandatit dhe objektivave të ZRRE-së, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të energjisë në Kosovë.

  • 09.10.2026
    Seanca X-të e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se më 09.10.2026, duke filluar nga ora 14:00, do të mbahet seanca e dhjetë (X-të) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026, sipas agjendës së bashkangjitur.

     

    Agjenda

     

     

     

     

  • 31.07.2026
    KOMUNIKATË

    Seanca IX e Bordit të ZRRE-së në 2026

    Më 31 korrik 2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mbajti seancën e nëntë për vitin 2026.

    Në kuadër të kësaj seance, Bordi shqyrtoi dhe miratoi Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme (BEBR), me ç’rast është avancuar korniza rregullative për BRE-të.

  • 30.07.2026
    Seanca IX e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se më 31.07.2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet seanca IX e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026, sipas agjendës së bashkëngjitur.

     

  • 20.07.2027
    Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim ARIANI COMPANY SH.P.K.

    Shoqëria „ARIANI COMPANY“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811106972 me adresë: Rr. „Dëshmorët e Kombit“, Komuna e Vushtrrisë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr.