Njoftim për konsumatorët lidhur me përfundimin e periudhës së furnizimit të garantuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF)
 
Njoftim për konsumatorët lidhur me përfundimin e periudhës së furnizimit të garantuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF)
 
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka siguruar mbështetje teknike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zhvillimin e një mekanizmi të avancuar mbështetës për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).
 
Seanca VIII e Bordit të ZRRE-së në 2025
Më 10.07.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për energji ka mbajtur seancën e tetë (VIII) për vitin 2025. Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar aplikacionin për licencim të aktivitetit për furnizim me shumicë (tregtim) të energjisë elektrike të “Energy Kosova V.B” sh.p.k dhe aplikacionin për licencim të aktivitetit për furnizim të energjisë elektrike të “Management & Development Associates” sh.p.k.
 
Ju informojmë se me datë 10.07.2025, në ora 09:00, Bordi i ZRRE-së do te mbajë mbledhjen e tetë me radhë sipas rendit të ditës.
 
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se sot, më 09.07.2025, ka pranuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë në dy raste të ndara, me të cilat është refuzuar kërkesa për vendosjen e masës së sigurisë ndaj Njoftimit Publik për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike, të publikuar nga ZRRE më 12 mars 2025.
