Skip to main content
11.09.2024

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria „Solar GATE“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 810862616 me adresë: Agim Ramadani Ob 28 H1, 5 Prishtinë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 26.07.2024 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Lapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës, Republika e Kosovës, ndërsa me datën 22.08.2024 ka dorëzuar dëshminë shtesë sipas aplikacionit.

 

Shoqëria „Solar GATE“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Lapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.5183 - 2/23 dt.09.10.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Pëlqimin Nr. 07-007-53083 të datës 22.07.2016 të lëshuar nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit e Komunës së Podujevës.
  • Aktvendimin nr. 07-350/02-0077619/18 të datës 05.11.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtjen e Mjedisit e komunës së Podujevës
  • Vendimin për Leje Ndërtimore  Numri i vrojtimit të lejes: 07-351/02-0021001/20 të datës 29.07.2020 për “Ndërtimin e objektit Afarist – Parku i Energjisë Diellore prej 3 MW, ZK Lapashticë e Epërme, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtjen e Mjedisit e komunës së Podujevës
  • Aktvendimin nr. 07-350/02-0054340/21 të datës 09.07.2021 me të cilën është vazhduar periudha e vlefshmërisë  së lejes ndërtimore e lëshuar nga Drejtoria për planifikim Urban dhe Mbrojtjen e Mjedisit e komunës së Podujevës.
  • Njoftimin Nr. 07-351/02-0023588/23 të datës 06.04.2023, të lëshuar nga Drejtoria për planifikim Urban dhe Mbrojtjen e Mjedisit e komunës së Podujevës.
  • Konfirmimi Nr. 07-350/02-0056912/24 e datës 26.08.2024 për vlefshmërinë e Lejes Ndërtimore e lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtjen e Mjedisit e komunës së Podujevës.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 8723 dt.03.07.2024 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Raportet financiare;
  • Konfirmimin bankar për posedimin e 10% të vlerës së investimit
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: diamantd@gmail.com, visar.kelmendi@get-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.