Kursimi i energjisë
I nderuar konsumator,
Në vazhdim janë të shkruara disa udhëzime dhe këshilla shumë praktike për shpenzim efikas dhe kursim të energjisë elektrike, që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni në mënyrën sa më të drejtë shpenzimet e energjisë elektrike, si dhe mënyrat se si mund ta kurseni atë.
Udhëzime dhe këshilla në pika të shkurtra
- Izoloni objektet e banimit.
- Izoloni dritaret dhe dyert me shirita dhe shkumë.
- Mbyllni perdet, roletat, kapakët e dritareve.
- Mbani të mbyllura dritaret dhe dyert të mos humbet nxehtësia.
- Nëse keni mundësi mendoni për ngrohje tjetër, e jo me rrymë.
- Akumuloni nxehtësinë në termot akumuluese gjatë natës me tarifa të ulëta.
- Ndërroni nxehësit nëse janë të vjetër.
- Kontrolloni termostatin a është në rregull.
- Nëse nuk jeni në objekt më shumë se një ditë, shkyçni termot apo radiatorët.
- Bojlerin e përdorni atëherë kur ju nevojitet.
- Akordoni termostatin e bojlerit mes 50°- 55°C.
- Ndërrojeni bojlerin nëse është i vjetër ose ngrohësin e bojlerit.
- Nëse nuk jeni në shtëpi, shkyçeni bojlerin.
- Makinat për larjen dhe tharjen e rrobave, si dhe ato për larjen e enëve, aktivizojini mundësisht gjatë natës me tarifa të ulëta.
- Përdorni furrat me mikrovalë, janë më efikase dhe shpenzojnë më pak rrymë.
- Nëse përdorni kondicioner për freskim gjatë verës, mos e akordoni temperaturën më të ulët se 26°C - 28°C.
- Frigoriferin mos e vendosni afër burimeve të nxehtësisë.
- Mos i lini të ndezura dritat në hapësirat që nuk i shfrytëzoni.
- Përdorni poçat elektrik kursyes dhe dritat e neonit.
- Instaloni senzor që aktivizohet me lëvizje.
- Përdorni pajisjet elektrike më tepër gjatë natës, kur rryma është me tarifë të ulët (të lirë).