Ndërrimi i furnizuesit
Bazuar në legjislacionin në fuqi të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, konsumatorët shtëpiak dhe jo shtëpiak kanë të drejtë që të bëjnë ndërrimin e furnizuesit, përkatësisht kanë të drejtën e zgjedhjes së furnizuesit. Aktualisht në Republikën e Kosovës janë të licencuar tetë furnizues nga ZRRE.
ZRRE bazuar në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë ka aprovuar edhe Rregullën mbi ndërrimin e furnizuesit e cila përcakton mënyrën se si një konsumator shtëpiak ose jo shtëpiak që dëshiron ta ndërrojë furnizuesin e tij mund të transferohet nga furnizuesi i tanishëm tek një furnizues i ri .
Me ndërrimin e furnizuesit ju mund të kurseni para nëse çmimi i furnizuesit të ri është më i ulët sesa çmimi që ju paguani aktualisht. Para ndryshimit të furnizuesit ju lutemi shqyrtoni ofertat financiare të furnizuesit të ri, të cilat mund të ju ofrohen për shpenzimet e juaja. Në rastet kur ju nuk do të jeni të kënaqur me furnizuesin e ri ju përsëri mund ta ndryshoni furnizuesin.
Rregulla për Ndërrimin e Furnizuesit është e paraqitur në vegzën e mëposhtme