Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim ELEKTROSYSTEM SH.P.K
Shoqëria „Elektro System“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 81050100 me adresë: Rr. „Adem Jashari“, Komuna e Pejës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 13.05.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 0.57 MW ZK Prekallë, Komuna e Istogut, Republika e Kosovës.
Shoqëria „Elektro System“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 0.57 MW ZK Prekallë, Komuna e Istogut, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.6336-2/25 dt. 03.12.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Vendim për Caktimin e Kushteve Ndërtimore nr. 11-351-40062/145 dt. 21.11.2026 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
- Vendimi për Leje Ndërtimore Nr. 11-351-45958/158 dt. 30.12.2026 për “Instalimin e Sistemit Solar Fotovoltaik- me kapacitet 0.57 MW, ngastra katastrale 00371-6, dhe 00371-7 ZK Prekallë, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 5723 dt. 22.04.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: elektrosystem16@gmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments