Skip to main content
02.07.2022

Është mbajtur seanca e tretë (III) e Bordit të ZRRE

Me 7 shkurt 2022, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të tretë (III) për këtë vit.

Në këtë seancë, Bordi ka aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e rregulluar (Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT; Operatori i Sistemit të Shpërndarjes/KEDS dhe Operatori për Furnizim me Shërbim Universal FSHU/KESCO).  Të Hyrat e Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU/KESCO janë aprovuar në vlerë prej 347.15 milion€, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT janë aprovuar në vlerë prej 38.84mil€, për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes/KEDS janë aprovuar në vlerë prej 179.56mil€. Këto të hyra do t’u mundësojnë operatorëve  kryerjen e funksioneve të operimit në kushte optimale.

Aprovimi i të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU) është përshtatur për 90 milion euro të subvencionit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe 10 milion euro të alokuara në janar 2022, për blerjet e energjisë elektrike për konsumatorët e rregulluar.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .