KOMUNIKATË
Seanca XI e Bordit të ZRRE-së për vitin 2026
Më 23 tetor 2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) mbajti seancën e njëmbëdhjetë (XI) për vitin 2026. Në kuadër të kësaj seance, Bordi, në pajtim me legjislacionin në fuqi, shqyrtoi dhe miratoi si në vijim:
- Kërkesat e subjekteve juridike “ANIK ENERGY” sh.p.k për shtyerjen e afatit të autorizimit edhe për gjashtë muaj dhe “EBE ENERGY” sh.p.k. për shtyrjen e afatit të autorizimit edhe për dymbëdhjetë muaj;
- Autorizimet për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike nga panelet solare fotovoltaike për subjektet juridike si në vijim: “VBS” sh.p.k. me kapacitet të instaluar 8MW, Komuna e Gjakovës; “SOLARISS” sh.p.k, me kapacitet 99 MW, Komuna e Pejës dhe “Ariani Kompany” sh.p.k, me kapacitet 1.2 MW, Komuna e Vushtrrisë. kapaciteti total i stabilimenteve që ju është lëshuar autorizimi është 108.2 MW.
- Vazhdimin e licencës Së subjektit juridik “EDS International KS” sh.p.k. për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike për periudhën nga 23.10.2026 deri më 22.10.2031;
- Lëshimin e licencës për subjektin juridik „Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc sh.a.“ për aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga Hidrocentrali - HC Ujmani, me kapacitet të instaluar prej 35 MW, për periudhën nga 23.10.2026 deri më 16.10.2027.
Përmes këtyre vendimeve, ZRRE mbështet zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme dhe ushtrimin e aktiviteteve të licencuara në sektorin e energjisë, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative.
Duke pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të çështjeve që kërkojnë shqyrtim pas plotësimit të kuorumit të Bordit, pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë aplikacionet e mbetura për licencim, do të shqyrtohen në vazhdimin e seancës XI, i cili do të mbahet në afatin më të shkurtër të mundshëm. ZRRE mbetet e përkushtuar ndaj shqyrtimit profesional, të kujdesshëm dhe transparent të çdo çështjeje, në përputhje me legjislacionin në fuqi, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve, sigurisë së furnizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të energjisë.
Të gjitha vendimet e miratuara do të publikohen në faqen zyrtare të ZRRE-së: www.ero-ks.org
- Log in to post comments