Skip to main content
23.10.2026

Njoftim për Konsultim Publik - Koncept Dokumenti për Amendamentimin e Rregullës (ZRRE/Rregulla Nr. 03/2023) për Vet-Konsumatorët me Burime të Ripërtërishme

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se, në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e aplikueshme ka publikuar Koncept-dokumentin për konsultim publik për një periudhë 15-ditore (23 tetor-06 nëntor 2026).

Ky Koncept-dokument parashtron parimet udhëzuese për amendamentimin e Rregullës (ZRRE/Rregulla Nr. 03/2023) për Vet-konsumatorët me Burime të Ripërtëritshme të Energjisë, me qëllim të përafrimit të saj me Ligjin Nr. 08/L-258 për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (Ligji për BRE), i miratuar në vitin 2024. Dokumenti është përgatitur nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe konsulentët e saj, të financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si bazë për mbledhjen e komenteve të palëve të interesit. Komentet e pranuara gjatë konsultimit publik do të shërbejnë për hartimin e Rregullës së amendamentuar.

ZRRE fton të gjitha palët e interesit që të paraqesin komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre me shkrim. Komentet duhet të dorëzohen më së voni deri më 06 nëntor 2026, në orën 16:00, në adresën elektronike: info@ero-ks.org

Të gjitha komentet e pranuara brenda afatit të përcaktuar do të shqyrtohen me kujdes dhe do të adresohen në hartimin e Rregullës së amandamentuar.
 

 

Dokument Konsultimi - Koncept Dokumenti për Amendamentimin e Rregullës (ZRRE/Rregulla Nr. 03/2023) për Vet-Konsumatorët me Burime të Ripërtërishme